Sfilatë kafshësh të veshur me rroba prej lëkure…njeriu (video)


Pasarela gjithmonë sjell diskutime, nëse prapa një videoje të sfilatës qëndron PETA. Organizata e famshme e mbrojtjes së kafshëve, ka imagjinuar sikur ata që vishnin rroba lëkure, këtë radhë të ishin kafshët. Por e bukura është se këtë herë lëkura është ajo e njerëzve.Krahët, veshët, apo deri edhe flokët janë të qenieve humane që vdesin të mbyllur në kafazet që ndodhen në prapaskenën e sfilatës. Në videon, që është realizuar nga agjencia publicitare “Ogilvy&Mother” vërehen njerëz, deri edhe fëmijë, të terrorizuar, teksa një dhelpër ekspozon veshjen e saj të modës së lartë.


Shikoni Videon