Zbulohet e dashura tjetër e Redonit, Elona punon si ekonomiste (Foto)


Zbulohet e dashura tjetër e Redonit, Elona punon si ekonomiste (Foto)
donëse ishte përfolur deri më tani vetëm për një lidhje të gjatë dashurie, si duket Redoni në jetën e tij ka më shumë femra. Madje taktika e tij është që lidhjet dhe romancat e dashurisë t'i ketë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera në të cilat ai udhëton shpesh edhe për koncerte.
Një histori të gjatë dhe të qëndrueshme flitet se kantautori Makashi po e përjeton në Francë, por deri më tani akoma asgjë nuk është zbuluar pasi ai shpesh largohet nga Tirana për t'i kushtuar pak vëmendje vetes dhe jetës private e për t'u argëtuar në pamjet piktoreske të Parisit, ndryshe nga romanca tjetër të cilën po e përjeton në Itali.

Vetëm pak ditë pas lajmit mbi të dashurën në Itali, reagime të shumta kanë ardhur në adresë të redaksisë duke thënë se ky lajm është i vonuar për faktin se Redoni këtë lidhje e ka prej kohësh, ndërsa këtë rradhë ne zbulojmë një tjetër romancë të Makashit të cilën po e përjeton prej kohësh gjithashtu por edhe sot e kësaj dite. Elona Sterjo, quhet vajza e cila po përjeton lidhjen e dashurisë me këngëtarin e njohur Redon Makashi.
Është nga Tirana dhe punon si ekonomiste në një kompani private. Për të vërtetuar se lidhja e tyre është aktive tregon fakti se Elona ka të vendosur në profilin e saj në facebook foto me Redonin si dhe të njejtat janë komentuar nga miqtë e saj, madje edhe nga personazhe të njohur këngëtarë të cilët janë miq të përbashkët me të dhe me Redonin.
Ndonëse asnjëri nuk pranon të flasë, Redoni muaj më parë në një intervistë kishte treguar se nuk i ka vënë shumë rëndësi martesës ndonëse gjenerata e tij i kanë fëmijët e mëdhej. Pas këtyre deklaratave dhe zbulimit të lidhjeve të tij, pritet të shihet se si do të jetë reagimi i Redonit për sa i përket jetës private!