Dënohet Interi dhe Balotelli (video)



Skuadra e Interit është dënuar me 50 mijë euro për ngritjen e disa parullave fyese në derbin ndaj Milanit, si dhe bananen e treguar për Mario Balotellin që paraqet një fyerje raciste.
Komisioni disiplinor i futbollit nuk e ka lënë pa e dënuar edhe Mario Balotellin. Sulmuesi italian është dënuar me 11 mijë euro pasi që në fund të ndeshjes kishte provokuar tifozët e Interit me disa gjeste.
Ky është dënimi i parë për Balotellin që nga transferimi i tij te Milan nga Manchester City.