Këshilla për model të ri, vajza djeg flokët (FOTO + VIDEO)


1

Një vajzë, e cila përpiqet të demonstrojë online një model të ri flokësh, bëhet pjesë e një incidenti.
Tori Locklear kërkon t’i tregojë të gjitha femrave realizimin e kaçurrelave duke përdorur një mashë elektrike, raporton noa.
Përpara se të krijojë modelin e ri të flokëve, vajza bionde shpjegon të gjitha hapat që duhet të ndjekin femrat.
Por pasi ka rrotulluar një pjesë të flokut rreth pajisjes elektrike, jo më pak se 20 sekonda në momentin që ajo heq mashën nga flokët, për të treguar kaçurrelat, ndodh edhe surpriza jo e këndshme për të.
Për një moment nuk e kupton çfarë ka ndodhur por kur sheh flokët e saj të rrotulluar pas pajisjes elektrike e çuditur ende nuk e beson atë që ka ndodhur.Pak minuta më pas ajo pranon se ka djegur flokët.