Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës Institut-Qendër, tmerrohen qytetarët (FOTO)


1

Një defekt në autobusin e linjës Institut-Qendër ka bërë që ai të marri flakë, duke tmerruar qytetarët. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në ‘rrugën e Durrësit’ dhe mësohet se defekti ka qënë në motor dhe fillimisht flaka ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobuzit.
Mes ulërimave të pasagjerëve, shoferi është treguar i shkathët duke ndalur dhe hapur dyert e autobuzit. Mësohet së në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe për disa minuta është bllokuar trafiku në‘rrugën e Durrësit’, por fatmirësisht nuk pati të lënduar./alb-observer.com/