“Parker”, Jennifer Lopez përballë Jason Statham – VIDEO


Një video ekskluzive ka dalë kohët e fundit ku shfaqet Jennifer Lopez përballë yllit të filmit Jason Statham. Ata shfaqen në filmin “Parker”, i cili flet për një hajdut që ndërlidhet në mënyrë interesante me një grua e cila i shërben për ta përfunduar punën e marrë përsipër.
Këngëtarja e njohur e shndërruar në yll filmi personifikon një agjente të dëshpëruar patundshmërie e paraqitur me emrin Lesie Roxhers e cila zhvishet para Parker-it, të cilin e luan Jason i cili në këtë film paraqitet si një hajn i cili lihet anash nga grupi i tij kurse ai këtë punë të jashtëligjshme e bënë duke mos i vjedhur njerëzit e varfër dhe të pafajshëm.
Skena ku zhvishet Jennifer Lopez vetëm me rroba banje përshkruhet si skena ku ajo dëshiron ti dëshmojë Parkerit se nuk është duke mbajtur asnjë mjet ndërlidhës me zë në mënyrë që ta dëshmojë besimin e dhënë nga ai, shkruan Kosovapress.
Ndërkaq Melander udhëheqësi i bandës i luajtur nga Michael Chiklis dëshiron që Lesiet ti marrë me qira njërën nga pronat e saj, por në fund ai e kupton se krejt çka i ofron Lesie është ndihmesa në këtë aspekt. Filmi me të njëjtin emër “Parker” do të dalë në kinema këtë të premte.




Shikoni Videon