Përplasja spektakolare në aksin Kavajë-Rrogozhinë (VIDEO)


TIRANE- Në aksin Kavajë-Rrogozhinë një grup motoristësh iu është ndërprerë rruga nga një automjet dhe përplasja e makinës me motorat ka qenë e tillë sa mund t’i kishte rrezikuar edhe jetën motoristëve.

Makina tip Wolkswagen me targa Lushnje kishte ndaluar për t’u kthyer majtas, ndërkohë një makinë tjetër e ka përplasur nga prapa dhe ka shtyrë makinën drejt rrugës kryesore ku po kalonin me shpejtësi grupi i motoristëve.
Më pas duken motoristët e shtrirë përtokë, të cilëve iu vijnë në ndihmë pjesëtarët e tjerë të grupit. Shoferi i makinës siç duket edhe nga pamjet përpiqet të justifikohet, përpara motoristëve.
E gjithë skena është filmuar nga njëri prej motoristëve, i cili kishte të montuar në kaskën e tij një kamera e përdorur zakonisht për të dokumentuar udhëtimet e tyre. Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar pa të vdekur por vetëm me disa plagë që morën dy motoristët e përplasur.



Shikoni Videon