Presidenti gjeorgjian: E shihni, jam dhe unë si ju (VIDEO)


Ai po shkonte në aeroport për të udhëtuar drejt Azerbajxhanit për një vizitë.
Ekipi i marrëdhënieve me publikun pranë tij ka filmuar momentin kur ai niset për në aeroport.
Në video ai shihet duke ndaluar në trafik dhe duke pritur semaforin.
Më përpara Saakashvili ka qenë nën akuzë për stilin e tij ekstravagant. Ai udhëtonte me Mercedes të blinduar dhe me një eskortë me fuoristrada.
Partia e tij i ka humbur zgjedhjet vjeshtën e shkuar dhe në pushtet ka ardhur biznesmeni Bidzina Ivanishvili, aktualisht kryeministër.
Atij i është kërkuar që të japë dorëheqjen, por Saakashvili do qëndrojë në presidencë deri në tetor.
Presidenti ka ndërtuar një pallat në Tbilisi dhe ka blerë dy avionë, njërin prej të cilëve ia kanë marrë.
Protestuesit nuk e lejuan atë që të mbante në fjalim në parlament, duke shpërthyer në dhunë.