Nëna mbyt djalin: Penisi i vogël do i shkatërronte jetën

Nëna mbyt djalin: Penisi i vogël do i shkatërronte jetën

Një nënë në Indonezi ishte aq e shqetësuar nga fakti se djali i saj nëntë vjeç e kishte penisin e vogël, sa e mbyti në banjo.
Ajo druhej se penisi i vogël do i shkatërronte jetën.
Policia në Xhakarta thotë se nëna 38- vjeçare u kishte thënë atyre se djali i saj kishte një penis të vogël edhe para se të bëhej synet. Pas operacionit, penisi i tij u bë edhe më i vogël.
Policia bëri me dije se nëna ishte shumë e vetëdijshme për atë që kishte bërë dhe u dorëzua vetë në polici.
Zëdhënësi i policisë tha për AFP se ajo u kishte thënë se djaloshi i saj do kishte një të ardhur të errët për shkak të penisit të vogël.
Tani ajo po i nënshtrohet një vlerësimi psikologjik.