VIDEO shokuese/ Policia e tërheq zvarrë me furgon derisa vdes

VIDEO shokuese/ Policia e tërheq zvarrë me furgon derisa vdes

Një hetim ka nisur ndaj policisë në Afrikën e Jugut pasi një shofer taksie u lidh me pranga pas një furgoni, që e tërhoqi atë zvarrë nëpër rrugë.
Një video e realizuar nga një i pranishëm në ngjarje, ka nisur të transmetohet në media, duke shkaktuar shumë zemërim.
Një zëdhënës i policisë tha se ata janë të shokuar.
BBC raporton se policia e Afrikës së Jugut akuzohet shpesh për brutalitet.
Mediat vendase raportojnë se shoferi i taksisë, një 27- vjeçar nga Mozambiku, akuzohej se kishte parkuar makinën e tij dyshe në jug të Johanesburgut.
Në video tregohet se si policia e lidh atë pas një furgoni, ndërsa turma ndjek gjithçka.
Më vonë shoferi i taksisë u dërgua në qeli, ku edhe vdiq.